Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, e ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mbrëmë në mes të Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit.
“Marrëveshja e arritur për çështjen e emrit është një lajm i jashtëzakonshëm dhe i shumëpritur për paqen dhe stabilitetin e gjithë rajonit. Ajo shërben si model inkurajues për të gjithë popujt fqinjë, që t’i zgjidhin problemet e së kaluarës nëpërmjet dialogut dhe mirëkuptimit. Unë jam veçanërisht i gëzuar që falë saj, Republikës së Maqedonisë Veriore po i zhbllokohet rruga drejt anëtarësimit në NATO dhe BE”, ka shkruar Veseli. Ai ka vlerësuar se kjo marrëveshje shërben si model inkurajues për fqinjët. Marrëveshjen e kanë përshëndetur edhe presidenti Hashim Thaçi e kryeministri Ramush Haradinaj, përcjell albinfo.ch.
Republika e Maqedonisë së Veriut, është emri i ri dakorduar mes kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Tsipras.