Kosova
Arrestohen dy persona për tentim vrasje në Prishtinë
Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar dy persona, të cilët të martën rreth orës 17:00 kanë shtënë me armë zjarri në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prishtinë, transmeton albinfo.ch.
“Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëjë me një rast vrasjeje të rëndë në tentativë, ku nga arma e zjarrit kanë pësuar lëndime dy persona: Z. J., mashkull, 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe N.U., mashkull , 44 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Në kuadër të veprimeve të saj, policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, me fokus zbulimin e identitetit dhe vendndodhjen e të dyshuarve të mundshëm si dhe ka zgjeruar rrethin e hetimit në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin. Si rezultat i kësaj, rreth orës 23:00 policia ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë dy personat e dyshuar: N.S., 42 vjeç dhe F.A., 32 vjeç”, thuhet në njoftim.
Personat e dyshuar me urdhër të Prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











