Kosova
“L’Equipe”: Ndërron jetë kreatori i njohjes së futbollit kosovar
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, i cili ishte kreatori i njohjes së futbollit kosovar nga UEFA dhe FIFA në vitin 2015, vdiq të premten në moshën 57-vjeçare
E përditshmja franceze sportive me renome botërore, “L’Equipe” ka njoftuar lexuesit për vdekjen e Fadil Vokrrit, menjëherë pas bërjes publik të këtij lajmi të kobshëm. Në artikullin e saj, gazeta në fjalë shkruan:
Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës ishte një ish-futbollist ndërkombëtar jugosllav. Ai kishte luajtur edhe në Francë, tek ekipi i Ligës së parë franceze, Nimes.
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, i cili ishte kreatori i njohjes së futbollit kosovar nga UEFA dhe FIFA në vitin 2015, vdiq të premten në moshën 57-vjeçare.
Ish-sulmuesi, Fadil Vokrri kishte veshur dymbëdhjetë herë trikonë e përfaqësueses së ish-Jugosllavisë në vitet 1980 (6 gola) dhe ka luajtur në ekipe si ajo e Fenerbahçes, por edhe tek ekipi i Ligës së Parë franceze, në Nimes (duke shënuar 13 gola në 24 ndeshje në sezonin 1989-1990).
Ish-Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shprehur ngushëllime për Fadil Vokrrin, shkruan më tej gazeta, informon Albinfo.ch.
“L’Equipe” gjithashtu kishte realizuar një intervistë me Fadil Vokrrin e ndjerë më 4 maj të vitit 2016, një ditë pasi Kosova ishte pranuar anëtare e UEFA-s. Në pyetjet e gazetarit francez lidhur me reagimin e ashpër të Serbisë për këtë veprim, Vokrri ishte përgjigjur: “Gjithçka ka përfunduar për Serbinë. Kosova është pranuar nga 111 vende të botës (gjithashtu edhe nga Franca)”.
Nga ana tjetër, ai i është përgjigjur edhe pyetjes se përse disa shtete si Rusia, Spanja, Rumania apo Greqia nuk e pranojnë Kosovën. Legjenda e futbollit kosovar ka përfunduar: “Bëhet fjalë për sport e futboll, e ne do të vazhdojmë të luajmë. Për të tjerat, politika le ta ndjekë itinerarin e saj”.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











