CH-Ballkani
Bytyqi e Nikolla: Bashkëpunimi ndihmon në ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës
Të dy ministrat, Shyqyri Bytyqi e Lindita Nikolla, thanë se bashkëveprimi në mes të Institutit të Albanologjisë dhe atij të Historisë, të dy vendeve ndihmon në ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare
Në 140 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, dy ministrat e arsimit, ai i Kosovës dhe Shqipërisë kanë mbledhur albanologët dhe historianët shqiptarë në Prizren.
Të dy ministrat, Shyqyri Bytyqi e Lindita Nikolla, thanë se bashkëveprimi në mes të Institutit të Albanologjisë dhe atij të Historisë, të dy vendeve ndihmon në ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Ministrja e Arsimit e Shqipërisë, Lindita Nikolla tha se është tejet i rëndësishëm institucionalizimi i bashkëveprimit të institutit të Albanologjisë dhe Historisë.
Ajo tha se tashmë këto institucione kanë bashkëpunim në baza vullnetare, por do të rregullohet që ai të vazhdojë në baza institucionale.
Ndërsa Bytyqi kërkoi që të që të krijohet një trup i përbashkët vendimmarrës për të dy institutet.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“











