Kosova
Kreditë e shpejta zhysin qytetarët në borxhe
Sipas raportit të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës, norma e interesit për kredi në 21 institucionet mikrofinanciare që operojnë në Kosovë, ka arritur në 22.7 për qind nga 22. 2 për qind sa ishte mesatarja në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar
Në tregun bankar në Kosovë, përveç bankave komerciale, aktivitetin e tyre e zhvillojnë edhe institucionet mikrofinanciare (IMF), në të cilat qytetarët mund të marrin kredi në vlera të ndryshme.
Sipas raportit të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës, norma e interesit për kredi në 21 institucionet mikrofinanciare që operojnë në Kosovë, ka arritur në 22.7 për qind nga 22. 2 për qind sa ishte mesatarja në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Pavarësisht normës së interesit, vlera e kredive të lëshuara ka arritur mbi 153 milionë euro. Nga kjo vlerë, 99 milionë euro janë kredi familjare, kurse mbi 54 milionë euro kredi për ndërmarrje, raporton “Radio Evropa e Lirë”.
Mbi 75 mijë thuhet të jetë numri i huamarrësve në këto institucione. Udhëheqës të Shoqatës së Institucioneve Mikrofinanciare thonë se normat e interesit janë të ngjashme sikurse me normat evropiane të kredive të shpejta me para të gatshme dhe pa shumë dokumentacione. Ata thonë që sipas Rrjetit Evropian të Mikrofinancës, normat e interesit në këto institucione janë më të ulëtat në rajon.
Drejtori ekzekutiv në këtë shoqatë, Arsim Bruçaj, për Radion Evropa e Lirë thotë se normat e interesit janë të ngjashme me produktet e bankave komerciale, siç janë kredit kartelat apo mbitërheqja.
Këto norma sillen prej 12.5 deri në 25 për qind, thotë Bruqaj duke shtuar normat varen nga lloji i kredisë, relacioni i më hershëm i kredimarrësit me IMF-në, nga historia e tij më regjistrin e kredive, nga afati, shuma, përcjell albinfo.ch.
Ai arsyeton normat e interesit, për shkak se, siç thotë ai, institucionet marrin vetë kredi për të dhënë kredi, pasi nuk pranojnë depozita.
Në anën tjetër, ekspertë për çështje ekonomike vlerësojnë se qytetarët të cilët nuk përmbushin kushtet për të marrë kredi në bankat komerciale po marrin kredi pa ndonjë kriter në institucionet mikrofinanciare.
Eksperti për çështje ekonomike Naim Gashi vlerëson se kamatat e kredive në këto institucione janë jashtëzakonisht të larta.
Këto institucione janë organizata që ofrojnë kredi të vogla për individët ose bizneset familjare me të ardhura të ulëta, por me procedura më të thjeshta sesa bankat komerciale.
Një qytetar nga Ferizaj, Albert Gashi që ka përfunduar Fakultetin Ekonomik, tregon se ka qenë i interesuar për kredi në këto institucione, por edhe në bankat komerciale. Por, siç thotë ai, kamatat e larta kanë qenë arsye që nuk ka pranuar të marrë kredi.
Institucionet mikrofinanciare që operojnë në Kosovë monitorohen nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës.
Kushtrim Ahmeti, zëdhënës në këtë institucion, thotë për Radion Evropa e Lirë se institucionet mikrofinanciare kanë ngritur kapacitet e tyre qeverisëse duke ndikuar kështu edhe në stabilitetin e sektorit financiar.
Ahmeti thotë se një ndër parimet kryesore të BQK-së është mbajtja e sistemit efikas financiar në ofrimin e shërbimeve cilësore për konsumatorët me çmime konkurruese.
Banka Qendrore ka krijuar infrastrukturë ligjore adekuate që inkurajon efikasitet dhe konkurrencë, si dhe siguron një nivel adekuat të shërbimeve financiare, e që përmes qasjes së tillë po ndikohet edhe në uljen e normave të interesit të kredive.
Institucionet mikrofinanciare japin pothuajse të gjitha llojet e kredive, sikur bankat komerciale, duke filluar nga kreditë për familje, bujqësore, kredi për biznes, për renovim po ashtu edhe kredi për regjistrim të automjeteve.
Në Kosovë operojnë 21 institucione mikrofinanciare, më 129 njësi në gjithë territorin e Kosovës, prej të cilave 14 janë më pronësi të huaj kurse vetëm shtatë janë vendore. Numri i të punësuarave në këto institucione është mbi 1000 persona.
Kurse, dhjetë është numri i bankave komerciale me 237 njësi në gjithë territorin e Kosovës. Tetë nga to janë më pronësi të huaj. Vlera e kredive të qytetarëve në këto banka ka arritur në mbi 2.5 miliardë euro, prej tyre mbi 900 milionë euro janë kredi familjare, derisa 1.6 miliard euro janë kredi për ndërmarrje.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












