Kosova
Tre të vdekur në aksidentin në rrugën Kaçanik-Ferizaj
Në një aksident trafiku, të ndodhur sot rreth orës 00:40 minuta, në rrugën magjistrale Kaçanik-Ferizaj, kanë humbur jetën tre persona dhe një person ka pësuar lëndime të rënda trupore
Tre persona kanë ndërruar jetë pas një aksidenti që ka ndodh mbrëmë në rrugën Kaçanik-Ferizaj, ndërsa një person tjetër ka mbetur i lënduar, njofton Klan Kosova.
Lajmin e ka konfirmuar zyra për media e Policisë në Ferizaj.
“Në një aksident trafiku, të ndodhur sot rreth orës 00:40 minuta, në rrugën magjistrale Kaçanik-Ferizaj, kanë humbur jetën tre persona dhe një person ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Sipas raporteve të para, rasti ka ndodhur kur ngasësi i veturës Opel Astra me targa lokale (F.B m/sh/k), duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës, humb kontrollin mbi automjetin duke dal nga rruga dhe duke u përplasur në disa grumbuj dheu dhe gurësh skaj rruge dhe duke u rrokullisur me automjetin, me ç’rast vozitësi dhe tre pasagjerët, sipas mjekëve, kishin pësuar lëndime të rënda e si pasojë, ngasësi i automjetit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse tre pasagjerët janë dërguar në QKUK Prishtinë dhe pas një kohe jemi informuar se dy nga të lënduarit kanë ndërruar jetë, ndërsa pasagjeri i tretë është në mjekim intenziv”, përcjell albinfo.ch.
“Trupat e pajetë të viktimave, me urdhër të Prokurorit dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet tutje në njoftim.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











