CH-Ballkani
“Korridori shqiptar”: Kroacia kritikon presionet austriake, Rama kundër gardheve kufitare
Të enjten u takuan përfaqësuesit e ministrive të brendshme nga Europa qendrore dhe juglindore në Sarajevë, për të marrë masa kundër refugjatëve ilegalë dhe për të rritur bashkëpunimin, shkruan “Der Standard”.
Ministri i brendshëm boshnjak Dragan Mektic foli me përfaqësuesit e tjerë dhe austriakë, duke u premtuar shkëmbimin e informacioneve rreth refugjatëve.
Gjatë kohës kur europianët diskutonin për marrëveshjen mes njëri-tjetrit, Turqia bëri të ditur prishjen e marrëveshjes së ripranimit të refugjatëve me Greqinë, pasi kjo e fundit nuk i dorëzon ushtarët e akuzuar për Grusht shteti në Turqi. Marrëveshja me BE-në mbetet në fuqi.
Në Bosnjë janë rregjistruar 5000 refugjatë, prej të cilëve gjysma ndodhen në vend. Autoritetet boshnjake kanë frikë se iranianët që udhëtojnë pa viza në Beograd, mund të vijnë në Sarajevë si emigrantë.
1.5 milion euro
Si fillim, BE e ka ndihmuar Bosnjën me 1.5 milion euro. Tema e refugjatëve ka tensionuar përsëri Europën. Sipas medias kroate Jutarnji List, ministria e brendshme në Zagreb ka kritikuar presionet nga Austria, veçanërisht planin për të dërguar ushtrinë në kufi.
“Ne ia kemi bërë të qartë Austrisë, se duhet të jenë të qetë dhe konstruktivë,” tha një përfaqësues i ministrisë për Jutarnji List. Kroacia thotë se nuk ka nevojë për ushtri, por vetëm shtim të numrit të policëve.
Asnjë kërkesë nga Tirana
Kancelari austriak Sebastian Kurz (ÖVP) të mërkurën u shpreh: “Kemi arritur marrëveshjen me qeverinë shqiptare, që do kenë mbështetje nga ana jonë me policë nga Austria dhe pajisje përkatëse.” Megjithatë në pyetjen e Standard për drejtorin e kabinetit të ministrisë së brendshme shqiptare, Adriatik Mema, në lidhje më këtë thotë: “Unë mund të vërtetoj, që nuk ka kërkesë nga Shqipëria, që policët austriakë të vijnë drejt Shqipërisë.”
Megjithatë Mema theksoi se ka nevojë për pajisje elektronike më të sofistikuara për të mundësuar kontrollimin më të mirë të kufirit. Nga Frontex momentalisht janë vetëm dy ushtarë në Shqipëri. Politikanët shqiptarë theksojnë se ky problem është më i vogël sesa paraqitet.Momentalisht në Shqipëri ndodhen 2400 refugjatë nga Siria, Pakistani tha kryeministri Edi Rama për gazetarët austriakë në Tiranë.
“Ne nuk duam të ndërtojmë gardhe,” vijoi Rama. “Çfarë ne kemi nevojë, është një “gardh” nga bashkëpunimi.”
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026









