Kosova
UNDP e Gjermania i dhurojnë pajisje Policisë për kontrollin e armëve
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), në bashkëpunim me Ambasadën e Gjermanisë në Kosovë, i ka dorëzuar Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Forenzikës pajisje për kontrollin e armëve të vogla dhe të lehta.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Abdylselam Shkodra tha se këto pajisje do të ndikojnë direkt në besueshmërinë e Agjencisë së Forenzikës për zbulimin apo të provuarit e armëve, përcjell albinfo.ch.
Ai tha se ky donacion gjithashtu përfshin trajnimin e personelit përkatës për përdorimin e duhur të pajisjeve të dhuruara.
Ambasadori gjerman në Kosovës, Christian Held deklaroi se qeveria gjermane në bashkëpunim me Francën është e angazhuar për shtimin e kontrollit të armëve të zjarrit.
“Mendoj që të gjithë e ndajmë interesin e përbashkët që të bëjmë më shumë në këtë fushë, sepse përdorimi i armëve të zjarrit është një brengë në Gjermani, në Francë, por gjithashtu edhe në këtë shtet. Pra unë jam shumë i lumtur që në mënyrë modeste të kontribuojmë në punën e shkëlqyeshme që është bërë këtu”, deklaroi ambasadori gjerman.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











