Kosova

Konfiskohen armë në një fshat të Fushë Kosovës

Policia e Kosovës njofton se në një operacion të kryer në fshatin, Bardh i madh, të Fushë Kosovës në një shtëpi kanë gjetur dhe konfiskuar tri armë zjarri.

Policia njofton se ka arrestuar edhe një 56-vjeç lidhur me këtë rast, ndaj të cilit është iniciuar rasti, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, përcjell albinfo.ch.

“Gjatë bastisjes janë konfiskuar: një pushkë gjuetie, një pushke gjysmë automatike M48, një pushke automatike AK47, si dhe 61 fishekë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm. I arrestuari është intervistuar nga e policisë dhe me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.