Kosova
Shqiptarët 1 mijë padi për kompensim të dëmeve të luftës, serbët 100 mijë
Jahir Bejta, kryetar i OJQ-së “Ngritja e Zërit”, i tha “Zërit” se shpresën te paditësit e ka kthyer kryeministri Ramush Haradinaj, i cili ka premtuar se do t’i përkrahë të gjitha kërkesat e qytetarëve sa i përket kompensimit të dëmeve të luftë
Rreth 1 mijë kërkesëpadi janë hartuar nga organizata për dëmet e luftës “Ngritja e Zërit”, selia e së cilës është në Skenderaj dhe janë dorëzuar nëpër gjykata, pothuajse në të gjitha komunat e Kosovës, por të gjitha ato janë refuzuar nga gjykatat me arsyetimin se nuk mund të paditet një shtet tjetër, shkruan ‘Zëri’.
Jahir Bejta, kryetar i OJQ-së “Ngritja e Zërit”, i tha “Zërit” se shpresën te paditësit e ka kthyer kryeministri Ramush Haradinaj, i cili ka premtuar se do t’i përkrahë të gjitha kërkesat e qytetarëve sa i përket kompensimit të dëmeve të luftës, përcjell albinfo.ch.
Bejta tha se kishte kërkuar një takim me kryeministrin e vendit, por që ky takim nuk ishte realizuar, pasi kryeministri nuk është njoftuar për kërkesën.
Ai ka thënë se refuzimi i kërkesëpadive nga Gjykata është për çdo gjykim. “Derisa ne jemi në gjumë të thellë, serbët deri më tani kanë ngritur mbi 100 mijë padi për kompensim dëmi, kurse vetëm serbët nga Drenica kërkojnë dëmshpërblim në shumën prej 500 mijë eurosh, ose gjysmë miliardi euro. Deri më tani kemi hartuar rreth 1 mijë kërkesëpadi individuale dhe të njëjtat janë dorëzuar në gjykata themelore nga ana e të dëmtuarve, varësisht nga kompetenca territoriale ku është kryer krimi. Në saje të ankesave të parashtruara Gjykata e Apelit ka pranuar për shqyrtim 400 dosje, Gjykata Supreme e Kosovës ka pranuar 100 dosje sipas propozimit për revizion, kurse në Gjykatën Kushtetuese janë dorëzuar 50 dosje, respektivisht kërkesa për vlerësim të ligjshmërisë”, ka precizuar kryetari i organizatës për kompensimin e dëmeve të luftës “Ngritja e Zërit”, Jahir Bejta.
Bejta ka sqaruar, duke iu referuar edhe ekspertëve të fushës, se KGJK-ja dhe Ministria e Drejtësisë kanë kërkuar nga gjykatat themelore refuzimin e padive për kompensim dëmi, ndërsa nuk kanë kërkuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës të ndërrohet norma juridike si në Kodin Penal, ashtu edhe në Kodin e Procedurës Penale.
Ai ka ripërsëritur se ka dyshime në drejtësinë kosovare sa i përket shqyrtimit dhe trajtimit të kërkesëpadive për kompensimin e dëmeve të luftës, pasi që njerëzit në krye të institucioneve gjyqësore, siç thotë Bejta, “nuk kanë kredibilitet moral”, sepse ka nga ata që me vetëdëshirë kishin pranuar të punojnë sipas instruksioneve të shtetit okupues dhe të emërohen nga Republika e Serbisë edhe pas rrënimit të gjyqësorit të Kosovës në vitin 1992.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026












