Futboll
Panucci: Nuk jemi Brazili apo Franca
"Nuk jemi Brazili apo Franca. Nuk kishim Bashën, Xhakën, Memushajn, Grezdën dhe Sadikun. Mavraj kishte 5 muaj që nuk luante, Memolla po ashtu", deklaroi Panucci
Përzgjedhësi i Shqipërisë, Christian Panucci, ka folur për faqen e FSHF-së pas humbjes nga Ukraina 4:1. Ditë më parë kuqezinjtë ishin mundur edhe nga Kosova 3:0, shkruan albinfo.ch.
“Nuk është katastrofike. Nuk jemi Brazili apo Franca. Nuk kishim Bashën, Xhakën, Memushajn, Grezdën dhe Sadikun. Mavraj kishte 5 muaj që nuk luante, Memolla po ashtu. Ukraina kishte të gjithë lojtarët e Shaktarit dhe Dinamos së Kievit, ka tjetër cilësi. Në këto momente, nëse nuk rikuperojmë lojtarët e rëndësishëm, vuajmë shumë. Jam i bindur që kur të rikthehen futbollistët e rëndësishëm, ata që fituan në Turqi, ata që përballuan Italinë dhe gjuajtën drejt portës së Spanjës 15 herë, do të jemi OK”, thotë Panucci, transmetojnë mediat shqiptare.
Megjithatë, ai beson në ekipin e tij. “Më vjen keq dhe jam shumë i zhgënjyer dhe i trishtuar si të gjithë shqiptarët, por është e pamundur që kjo të jetë ajo skuadër që fitoi me Turqinë. Kjo është krejt ndryshe, me shumë të rinj. Duhej të provoja shumë të rinj, të rrezikoja, që të shihja nëse dikush ishte gati për kombëtaren. Në shtator, kur të kthehen të gjithë lojtarët, skuadra do të jetë kompetitive”, shprehet tutje trajneri italian.
Kuqezinjtë në tre ndeshjet e fundit kanë pësuar tetë gola. “Skuadra nuk ka bërë mirë në fazën mbrojtëse. Mavraj është një element shumë i rëndësishëm për ne, por në 5 muajt e fundit nuk ka luajtur. Edhe në mesfushë kemi humbur lojtarë të rëndësishëm, ndaj ishim të cenueshëm. Isha unë i pari, që e dija këtë. Por jam i sigurt që kur të vijnë kualifikueset dhe të kthehen lojtarët, do të bëjmë shumë më mirë”.
Ai është arsyetuar se kishin shumë mungesa. “Nuk është se nuk po shihet, por nuk kishim gjysmën e formacionit titullar. Ne jemi ekip kombëtar, por nuk kishim shumë lojtarë të rëndësishëm si Xhaka, Grezda, Memushaj, Basha, Mavraj ka 5 muaj që nuk luan dhe në nivel ndërkombëtar këto gjëra peshojnë shumë”.
Në fund foli edhe për shkarkimin e mundshëm dhe a ndihet i rrezikuar. “Për momentin, absolutisht jo, sepse kemi ekuilibrat e duhur për të kuptuar që në nëntor gjërat shkonin mirë, me Norvegjinë, brenda ndeshjes. Nëse mendojmë që duhet t’i fitojmë të gjitha ndeshjet, atëherë gabojmë gjithçka. Nëse jemi të gjithë të bashkuar, atëherë mund t’ia dalim. Mund të humbasim, edhe të fitojmë. Nuk e mendoj aspak këtë rrezik, jam shumë i bindur në punën time”, theksoi ndër të tjera Panucci.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=392&v=u9Oa8GaIHUs
E-Diaspora
-
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve Vedat Muriqi ka qenë protagonist në suksesin e madh të Fenerbahçes, që siguroi kualifikimin në fazën... -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi











