CH-Ballkani
Nxënësit e shkollës shqipe në Bavari ekskursion në Kosovë dhe Shqipëri
Ekskursioni la mbresa të mëdha te nxënësit mërgimtarë të shkollës shqipe me mësim plotësues në Bavari
Këshilli për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari (KMPGJSH), në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës, kanë organizuar një ekskursion pesëditorë të nxënësve nga shkolla shqipe me mësim plotësues nga Bavaria në trojet shqiptare.
Nxënësit e klasave të Munihut, Fürstenfeldbrückut dhe Dingolfingut, me këtë rast vizituan monumente historike e kulturore të atdheut – Shqipërisë Etnike, institucionet shtetërore, Prizrenin historik, Vlorën e Pavarësisë, Prekazin legjendar të Adem Jasharit, Krujën e Gjergj Kastriotit-Skënderbeu e tjera, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu vizituan edhe bukuritë e rralla natyrore si shpellën e famshme të Gadimës, Muzeun Etnografik në Prishtinë, Ekspozitën e Kodikëve në Tiranë etj.
Nxënësit e shkollës shqipe në Bavari gjatë qëndrimit në Kosovë patën një takim me zëvendësministrin për Diasporë, Afrim Bekteshi, drejtori për Arsim dhe Kulturë pranë kësaj ministrie Avdyl Lipoveci.
Kryetari i KMPGJSH-së, Mustafë Krasniqi, falënderoi Ministrinë e Diasporës që me sukses po e realizon këtë projekt të filluar kaherë.
“Ministria e Diasporës të ndërmarrë hapa të ngutshëm për të ruajtur fëmijët mërgimtarë nga asimilimi, për të mos e harruar gjuhën, identitetin dhe kulturën kombëtare-shqiptare. Për fat të keq, brezi i dytë ka filluar ta belbëzojë gjuhën, sikur dhe me të madhe edhe ta zbehë, ndërsa te brezi i tretë kam drojë se do të asimilohet në tërësi, nëse qeveritë tona në Tiranë dhe Prishtinë nuk vejnë një interes më të theksuar dhe të ngutshëm”, u shpreh ai, shkruan “KosovaPress”.
Ndërsa, Ymer Avdiu, i cili ishte i angazhuar të merrej me grupin e nxënësve nga Bavaria, gjatë qëndrimit në Kosovë vizituan edhe shkollën “Hasan Prishtina”, ku u bë një pritje e shkëlqyer e madhështore nga stafi i kësaj shkolle. Gjatë këtij takimi nxënësit shkëmbyen6 adresa dhe krijuan rrjete të afrisë në mes vete duke iu ofruar mundësi takimi shoqërimi përmes rrjeteve sociale. Po ashtu, nxënësit e shkollës shqipe në Bavari, vizituan edhe Kazermën e FSK-së “Adem Jashari” , si dhe patën një takim me drejtorin e Arsimit për Komunën e Prishtinës, Jonuz Salihaj.
Ekskursioni la mbresa të mëdha te nxënësit mërgimtarë të shkollës shqipe me mësim plotësues në Bavari. Ndryshe, ekskursioni ishte nën përkujdesjen dhe i financuar nga Ministria e Diasporës Republikës së Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me KMPGJSH-së në Bavari.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”

















