Kosova
Minxhozi: Këtë vit ka 20% më shumë fluks të turistëve se vitin e kaluar
Ministri kosovar i punëve të brendshme, Gashi: Po punojmë që të mos ketë pritje në pikat e kalimit me Shqipërinë
Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, së bashku me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, kanë vizituar pikën e kalimit të kufirit në Morinë dhe të Shishtavecit, ku u priten nga Drejtori i drejtorisë rajonale të Kufirit të Gjakovës Faton Alia, transmeton albinfo.ch.
Gashi tha se qëllimi vizitës në këto pika të kalimit të kufirit është që të lehtësojnë qarkullimin e shpejtë të qytetarëve që kanë objektiva për të shijuar bregdetin shqiptar, apo edhe vizita të karaktereve tjera.
“Jemi në proces të nënshkrimit të protokollit të përbashkët me Ministrinë e Brendshme të Republikës së Shqipërisë, për patrullime të përbashkëta. Ne duhet të jemi maksimalisht në shërbim të qytetarëve për të ndihmuar lëvizjen e lirë”, theksoi ministri Gashi. Ai tha se do të shikohen të gjitha mundësitë, në rast nevoje për shtim të kapacitete për pikat e kontrollit të kufijve, me qëllim të eliminimit të radhëve të pritjeve së qytetarëve në kufi.
Ndërsa ambasadori Minxhozi, theksoi se këtë vit ka turizëm më të hershëm, që ka filluar një muaj më herët se zakonisht dhe ka një fluks më të madh për 20%, më shumë se viti i kaluar. Ai tha se ka një shtim të qytetarëve të Shqipërisë që vizitojnë Kosovës dhe për këtë duhet të ketë një liberalizimin të kontrolleve kufitare, sidomos të transportuesve publik.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë











