CH-Ballkani

Bllokohet eskavatori në pikën e karburanteve

Gjatë kontrollit të lartësisë së lejuar prej 4 metrash, është konstauar se vozitësi e ka tejkaluar lartësinë për 12,5 cm

Një vozitës 35-vjeçar nga Shqipëria, rreth orës 17.00, më 30 maj 2017, ka ngarkuar në kamionetën e tij Volvo, një mini eskavator duke u ndalur në një pikë karburantesh.
Pas mbushjes me lëndë djegëse, vozitësi ka mbetur i bllokuar në kulmin e pikës së karburanteve, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Albinfo.ch. Gjatë kësaj janë dëmtuar kulmi i objektit dhe ai i eskavatorit.
Me këtë rast është shkaktuar një dëm prej rreth 4 mijë eurosh. Gjatë kontrollit të lartësisë së lejuar prej 4 metrash, është konstauar se vozitësi e ka tejkaluar lartësinë për 12,5 cm. Po ashtu, edhe eskavatori nuk ka qenë sa duhet i ngarkuar në mënyrë të sigurt. Ndaj vozitësit është iniciuar një procedurë ndëshkimi në të holla.