Kosova
Riza Abdyli reagon për punimet në hyrje të Gjilanit
Ai ka kërkuar që punimet të ndalen për shkak të ardhjes së bashkatdhetarëve
Riza Abdyli, deputet komunal i Gjilanit nga radhët e PDK-së, ka reaguar me punimet që po mbahen në hyrje të qytetit.
Ai ka kërkuar që punimet të ndalen për shkak të ardhjes së bashkatdhetarëve, përcjell albinfo.ch.
Statusi i tij i plotë
Sot në seancën e radhës, kërkova nga kryetari i komunës që ta shfrytëzojë autoritetin e tij në lidhje me projektin e rrugës së Ferizajt i cili është projekt i financuar nga Ministria e Infrastrukturës.
Pas parasysh numrin e madh të bashkatdhetarëve tanë që vijnë për t’i kaluar pushimet në vendlindje për çka edhe shtohet qarkullimi në komunikacion, bëj kërkesë që me marrëveshje, të shqyrtohet mundësia e pezullimit të përkohshëm të punimeve të këtij projekti.
Duke qenë se muaji korrik dhe gusht, edhe në situatë normale e bën qytetin tonë dyfish më të ngarkuar, punimet në rrugë në këtë periudhë e rëndojnë edhe më shumë gjendjen në trafik. Për këtë gjë ka pasur ankesa të përsëritura të mërgimtarëve, të cilëve në vend se t’u krijohen lehtësira, me punime që përherë rastisin të kryhen kur ata janë në pushim, ua vështirëson atyre qëndrimin këtu, shtoi edhe vizitat e shumta që i kanë nëpër familje.
Për këtë kam dhënë idenë që kryesit të punimeve t’i kërkohet që të përfundohet pjesa deri te pompa e vjetër në hyrje të qytetit dhe të pezullohet përkohësisht pjesa tutje në qytet pasi do të shfaqen probleme të mëdha jo vetëm në qarkullim si me automjete ashtu edhe të këmbësorëve, por një dëm i madh u bëhet edhe bizneseve të cilët në këtë periudhë e kanë valën e punës dhe përgatitjet e tyre janë bërë për pritjet që i kanë në këtë periudhë.
Do të isha shumë i lumtur nëse ky propozim i imi do të gjente mirëkuptim dhe do të zbatohej!
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë












