Kosova
Policia serbe ndalon fotografitë e Eliza Hoxhës
Një fotografi e kohës së luftës ku mbahet mbishkrimi “UÇK” dhe flamuri i Shqipërisë, i janë ndaluar fotografes Eliza Hoxha, në Merdarë, në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, raporton rtklive.com.
Policia e Serbisë ka ndaluar tre fotografi si dhe katalogun e ekspozitës të artistes Eliza Hoxha, të cilat kishin dedikim ekspozitën “Midis ëndrrës dhe realitetit”, në kuadër të edicionit të pestë të festivalit “Mirëdita-Dobrdan”, që organizohet në Beograd, raporton rtklive.com, përcjell albinfo.ch.
Gazetari i RTK-së që po përcjell së afërmi ngjarjen ka realizuar fotografi ekskluzive në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë kur fotografitë e Hoxhës janë ndaluar.
Po ashtu, gjithë pjesëmarrësit e festivalit janë kontrolluar në detaje për mase një orë dhe policët kufitarë kanë urdhëruar që të mos bëhen fotografi në vendin e ngjarjes.
Gjithashtu, gazetarit të RTK-së i është kërkuar që të shlyhen fotografitë e realizuara në kufi.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











