Gjuha
“Fletorja e mençur” për fëmijët në diasporë
Autor i këtij dorocaku për fëmijët në diasporë është didaktisti i njohur zviceran, prof. dr.dr. Basil Schader
Didaktisti i njohur zviceran, prof. dr. Basil Schader, njëkohësisht edhe albanolog i njohur, sidomos si bashkëkoordinator e donator i projektit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Tekonologjisë së Kosovës „TEKSTE PËR DIASPORËN“. Schader është autor i një sërë botimesh didaktike në gjuhën shqipe dhe hulumtimesh e studimesh në interes të shkollës shqipe në diasporë, ka shkruar dhe ka botuar në gjermanisht një libër/doracak të çmuar për mësimnxënien (të nxënit) për një moshë të caktuar të nxënësve me titullin “Fletorja ime e mençur e mësimit”. Libri, i përshtatshëm edhe për punën e pavarur të nxënësve shqiptarë në diasporë dhe i përkthyer edhe në gjuhën shqipe (krahas disa gjuhëve të tjera), mund të gjendet e të shkarkohet nga vebfaqja:
Lexoni broshurën në fjalë: “Si të mësoj sa më mirë?”
„Libra të tillë didaktikë janë të paktë në gjuhën shqipe, prandaj ky do të jetë një ndihmesë e madhe për nxënësit, prindërit si dhe pse jo, edhe mësuesit“, thotë Nuhi Gashi, përgjegjës për mësimin në diasporë nga Ministria e Arsimit e Republikës së Kosovës.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025









