Kosova
Hoti: Diplomacia e komprometuar e shtetit të Kosovës
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, sërish ka zgjedhur rrjetet sociale për të akuzuar ekzekutivin e vendit.
Kësaj radhe Hoti ka pasur kritika të mëdha lidhur me mënyrën si po drejtohet diplomacia e vendit. Hoti ka thënë se tani aktivitet kryesor i diplomacisë kosovare është parandalimi i tërheqjeve të njohjeve, përcjell albinfo.ch.
“Politika e jashtme e Kosovës ka kaluar në defansivë dhe është reduktuar në aktivitete për përmirësimin e imazhit të Thaçit. Krejt shërbimi diplomatik i Kosovës është vënë në funksion të përmirësimit të imazhit të tij personal. Televizioni publik RTK veç sa nuk ka hapur një kanal të veçantë për aktivitetet e Thaçit. Disa vende kanë dhënë shenja se do ta rishqyrtojnë njohjen e Kosovës. Nuk bëhet fjalë për njohje të reja. Sukses sot i diplomacisë kosovare konsiderohet parandalimi i tërheqjeve të njohjeve.
“Ministri i Jashtëm përflitet për pjesëmarrje në borde të ndryshme krahas personaliteteve të dyshimta ruse”, ka shkruar Hoti.
Ai ka thënë se komprometimi më tutje i shtetit të Kosovës duhet të ndalet sa më parë, e po ashtu ka kërkuar që diplomacia e Kosovës të kthehet në funksion të shtetit.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












