Kosova
Ligji për mësimdhënësit, i rrezikshëm për stabilitetin financiar
"Ky ligj do t’i nxisë edhe kategoritë e tjera në vend që të kërkojnë beneficione nga buxheti i shtetit"
Zbatimi i Ligjit për mësimdhënësit e viteve të 90-ta është cilësuar i rrezikshëm për stabilitetin financiar. Këtë e ka pohuar zëvendësministri i Financave, Fatmir Gashi. Ai ka thënë se ky ligj do t’i nxisë edhe kategoritë e tjera në vend që të kërkojnë beneficione nga buxheti i shtetit.
Sipas një analize të Institutit GAP, kostoja e ligjit për periudhën 2019-2020 do të jetë rreth 30.4 milionë euro, 16,1 milionë euro më shumë se sa kalkulimet e bëra nga Ministria e Financave.
Sipas përllogaritjeve të Institutit GAP, në formën aktuale si është shkruar ky projektligj, pensionistët e kategorisë së parë, ata që kanë më së paku 5 vjet përvojë pune në vitet e 90-a, marrin pension shtesë në mes të 73 euro deri 228 euro. Kurse pensionistët e kategorisë së dytë, ata që kanë 1-5 vjet përvojë pune, marrin pension shtesë nga 33 euro deri 188 euro.
Kryetari i Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa, Lumir Abdixhiku, ka thënë se ministria ka sjellë kalkulime të ndryshme në Kuvend dhe për këtë nuk duhet ta aprovojë këtë ligj pa ditur koston e saktë.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë












