Kosova
Mërgimtarët bëjnë me shtëpi veteranin e UÇK-së
Humanizmi ndër shqiptarë gjithmonë ka qenë prezent. Gjendja e rëndë sociale e veteranit të UÇK-së, Sabit Dobruna, nga Llozica e Malishevës, që luftonte për mbijetesë, e pasqyruar ditë më parë në lajmet qendrore të RTK-së, preku thellë ndërgjegjen e bashkatdhetarëve tanë.
Fatmir Gashi nga Balinca e Malishevës, që jeton në Alborg të Danimarkës, i ndau ia veteranit 3 arë truall në Malishevë për ndërtimin e shtëpisë, përcjell albinfo.ch.
Gatishmëri për ndihmë veteranit shprehën edhe shumë bashkatdhetarë që jetojnë në Perëndim dhe qytetarë të shumtë nga vendi.
Kjo ndihmë u konkretizua të dielën në Malishevë, pasi në truallin e dhënë, u vu gurthemeli i shtëpisë, ndërtimi i së cilës do të fillojë së shpejti.
Sabit Dobrunës nga Llozica e Malishevës, i cili jeton i vetëm me 4 fëmijë, së shpejti do t`i ndërtohet shtëpia dhe dimri nuk do ta zërë pa kulm mbi kokë.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital













