Kosova
Veseli: Në qershor presim liberalizimin
"Qytetarët e Kosovës pa të drejtë janë të privuar për 8 vjet nga lëvizja e lirë. Ne presim vendimmarrje pozitive, e cila është e drejtë ndaj qytetarëve tanë. Besojmë shumë se do të kemi vendimmarrje pozitive e cila është vendimmarrje e drejtë."
Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar se vendimmarrja e BE duhet të jetë e drejtë në raport me qytetarët e shtetit më të ri në Ballkan. Ai ka thënë se Kosova e meriton liberalizimin e vizave, pasi tashmë janë përmbushur të gjitha kushtet.
“Qytetarët e Kosovës pa të drejtë janë të privuar për 8 vjet nga lëvizja e lirë. Ne presim vendimmarrje pozitive, e cila është e drejtë ndaj qytetarëve tanë. Besojmë shumë se do të kemi vendimmarrje pozitive e cila është vendimmarrje e drejtë. Kemi parasysh dhe rreth 30- 40 kushte kemi plotësuar më shumë se secili vend i rajonit, ndërkohë që Kosova ballafaqohet ende me izolimin”, ka theksuar Veseli në një intervistë për televizionin Ora News. Ndërsa ka shtuar se nëse nuk jepet vlerësim pozitiv kjo do të ishte një damkë për Bashkimin Evropian në kuadër të atyre vlerave që promovon.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











