Kosova
Kosova kërkon potencial intelektual të diasporës
Bazuar në shënimet zyrtare, janë rreth 400 mijë qytetarë të regjistruar të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës dhe botës, porse ky numër konsiderohet të jetë edhe më i lartë
Kosova ka nevojë për potencialin e saj intelektual nga diaspora. Institucionet e Kosovës iu bëjnë thirrje qytetarëve të saj, të cilët jetojnë në vende të ndryshme të botës, që potencialin e tyre intelektual ta sjellin në Kosovë, pasi që siç thonë ata, vendi ka më shumë se kurrë ka nevojë për dijen e tyre.
Bazuar në shënimet zyrtare, janë rreth 400 mijë qytetarë të regjistruar të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës dhe botës, porse ky numër konsiderohet të jetë edhe më i lartë.
Zëvendësministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Arian Daci, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se është duke u punuar që potenciali intelektual i Kosovës të kthehet në vend.
Në Strategjinë për Diasporën, Daci thotë se është duke u punuar në atë drejtim që të krijohen kushte të favorshme për investime, dhe që diaspora të ketë ulëse në Kuvendin e Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Ditë më parë gjatë një takimi me bashkatdhetarët, edhe kryeparlamentari Kadri Veseli ka theksuar se diaspora nuk duhet të shihet vetëm si remitenca, por si dije e potencial për zhvillim.
Ndërkohë, edhe përfaqësues të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Diasporë thonë se diaspora e Kosovës duhet të shihet si potencial intelektual që do të mund të shërbenin në zhvillimin e proceseve në fusha të ndryshme të zhvillimit të vendit.
Naim Dedushaj nga kjo organizatë, thotë për Radion Evropa e Lirë se përveç remitencave, diaspora ka shumë njerëz, të cilët gati në të gjitha fushat kanë shënuar suksese të mëdha në vendet ku jetojnë.
Sipas tij, me një organizim nga institucionet e shtetit, këtë njerëz, këtë potencial intelektual do të mund ta sjellin në Kosovë.
Diaspora, pas viteve ’90, shton Dedushaj, ka kaluar në një fazë tjetër dhe kjo është shkalla intelektuale dhe se kthimi i tyre në Kosovë do t’i kontribuonte shumë vendit.
Sipas tij, për këtë ka pasur përpjekje nga institucionet e Kosovës, por asgjë konkrete.
Ndryshe, më shumë se gjysmë miliardi euro në vit vlerësohet të jenë dërgesat e emigrantëve kosovarë.
Ato vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm në ekonominë e vendit, duke nxitur rritjen ekonomike dhe duke siguruar të ardhura shtesë për familjet me të ardhura më të vogla.
Remitencat që pranohen në Kosovë kryesisht vijnë nga Gjermania, Zvicra, SHBA-ja, Italia, Suedia, Austria, Franca, Britania e Madhe dhe shtete të tjera.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











