Kosova
Zoran Vukotiq dënohet me 6 vjet e gjysmë për krime lufte
Vukotiq akuzohej lidhur me veprat të cilat kanë të bëjnë me krimet e bëra në fshatin Studime e Epërme dhe e Poshtme dhe trajtimet çnjerëzore dhe torturat e bëra ndaj të burgosurve në burgun e Smrekonicës
Gjykata e Mitrovicës e ka dënuar me 6 vjet e gjashtë muaj serbin Zoran Vukotiq të akuzuar për krime lufte gjatë vitit 1999. Aktgjykimi është shpallur në gjykatën e Mitrovicës para një trupi gjykues të gjykatësve të EULEX-it.
Ai është shpallur fajtor për pikën tre të aktakuzës e cila e ngarkonte Vukotiqin për tortura ndaj të burgosurve në burgun e Smerkonicës gjatë viti 1999, shkruan ‘kallxo.com’.
Në verdiktin e saj gjykata e ka shpallë të pafajshëm Vukotiqin për akuzat se ai ishte pjesë e krimeve të kryera në fshatin Studime të Vushtrrisë, përcjell albinfo.ch.
Vukotiq akuzohej lidhur me veprat të cilat kanë të bëjnë me krimet e bëra në fshatin Studime e Epërme dhe e Poshtme dhe trajtimet çnjerëzore dhe torturat e bëra ndaj të burgosurve në burgun e Smrekonicës.
Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), i akuzuari Zoran Vukotiq në mes të datave 2 dhe 3 maj 1999, në kapacitetin e tij si zyrtar policor rezervist nga stacioni policor në Vushtrri, në bashkëpunim me persona të tjerë nga radhët e forcave serbe, ka marrë pjesë në sulmin ndaj popullatës civile shqiptare e cila po udhëtonte në kolonë nga fshati Studime e Poshtme në Studime të Epërme.
Në vazhdim të aktakuzës thuhej se gjatë kësaj kohe, popullata civile në mënyrë të qëllimshme u është nënshtruar vrasjeve brutale dhe të paligjshme, trajtimit johuman, vuajtjeve të pafundme, dëbimit si dhe aplikimit të masave të terrorit.
Bazuar në aktakuzë në mesin e këtyre civilëve të vrarë, plagosur dhe të trajtuar në mënyrë johumane për çfarë i pandehuri Zoran Vukotiq mban përgjegjësi, janë, Ekrem Mullaku, Xhavit Mullaku, Fatmir (Ahmet) Gërxhaliu, Eshref Rashica, Adnan Bunjaku, Rrahmon Ademi, një 14 vjeçar i paindentifikuar, Haki Ademi, Shaip Gërxhaliu, Musa Gërxhaliu, Bajram Gërxhaliu, Bahrije Gërxhaliu dhe Avdi Gërxhaliu.
Ai gjithashtu akuzohej se në periudhën maj deri në fillim të qershorit 1999, si një rezervist në stacionin policor në Vushtrri, si një roje burgu, në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të forcave serbe, ka marrë pjesë në paraburgimin e paligjshëm të një numri të madh të civilëve shqiptarë në burgun e Smrekonicës në rajonin e Mitrovicës, gjatë së cilës periudhë këta civilë iu ekspozuan qëllimisht trajtimit çnjerëzor, vuajtjeve të mëdha, torturave dhe rrahjeve për të cilat i akuzuari Zoran Vukotiq mban përgjegjësi personalisht.
Kurse i akuzuari Vukotiq gjatë dhënies së mbrojtjes së tij deklaroi se asnjëherë nuk kishte qenë në Studime.
Pak ditë më parë në këtë Gjykatë ishte shpallur aktgjykimi lirues ndaj Zoran Vukotiq lidhur me tri pikat e aktakuzës, të cilat e ngarkonin të akuzuarin për vrasjen e katër shqiptarëve në qytetin e Vushtrrisë.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












