Kosova
Eksportuesit në Zvicër e Norvegji të regjistrohen në sistem të doganës
Oda Ekonomike e Kosovës, ka ftuar të gjitha kompanitë kosovare që eksportojnë mallra me origjinë të Kosovës në Zvicër dhe Norvegji dhe dëshirojnë të përfitojnë nga skema e sistemit gjeneral të preferencave, të plotësojnë formularin i cili gjendet si informatë në ueb faqen e Doganës së Kosovës dhe të njëjtën të paraqesin pranë sektorit të Origjinës, në zyrat e Doganës së Kosovës në Prishtinë në mënyrë që të regjistrohen në sistem.
“Ky sistem u mundëson eksportuesve kosovarë që eksportojnë mallra në Zvicër dhe Norvegji që të regjistrohen nga Dogana e Kosovës në këtë sistem dhe pastaj të kenë mundësi që për mallrat që i prodhojnë dhe eksportojnë në këto vende dy të lëshojnë vetë deklaratë faturë mbi origjinën pa pasur nevojë të pajisen me FORMA A”, thuhet në një deklaratë për media nga OEK, përcjell albinfo.ch.
Sipas OEK afati i fundit për aplikim është 30 qershor, ndërsa pas kësaj date kompanitë kosovare eksportuese në këto vende, nëse nuk janë të regjistruara në sistem do t’i nënshtrohen taksës doganore nga Zvicra dhe Norvegjia.
OEK thekson se deri më tani një numër shumë i vogël i kompanive janë regjistruar, mirëpo mundësitë për zgjerim të numrit dhe përfitim janë shumë më të mëdha.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












