Kosova
Kurti kishte akuzuar Ahmetin se ka kontratë me ambasadat për ta rrëzuar
“Aty nuk u mohua ajo, por më thanë ‘po se në 2010 je takuar me ambasadorin Dell”
Shpend Ahmeti, ka thyer heshtjen e tij të deritanishme dhe ka folur për largimin nga Vetëvendosja dhe marrjen në udhëheqje të një partie të re.
Ahmeti ka shpalosur në “Zona e Debatit” në Klan Kosova se si ishte akuzuar se po bashkëpunon me ambasadat e huaja për ta rrëzuar Albin Kurtin.
“Karshi meje kishte pasur një mosbesim të jashtëzakonshëm, gjatë kohës kur unë kam menduar se thjesht jemi njerëzit më të afërt në politikë”, përcjell albinfo.ch.
“Në një moment Dardan Molliqaj i thotë Albinit që ‘a më ke thënë ti mua para dy muajsh se dallimi mes meje dhe Shpendit është se unë kam marrëveshje me Baton Haxhiun, ndërsa Shpendi ka kontratë të nënshkruar me ambasadat e huaja për të më rrëzuar mua’, kjo ishte e befasishme për mua”, ka deklaruar Ahmeti.
“Aty nuk u mohua ajo, por më thanë ‘po se në 2010 je takuar me ambasadorin Dell”.
Ahmeti më tutje ka folur për largimin nga Vetëvendosja, dhe për postin e kryetarit në Partinë Social Demokratike të Kosovës.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











