Kosova
Detaje të reja: Një mijë euro ishin shkas që babai rrahu djalin për vdekje
Sipas Malokut, babai i 14 vjeçarit në fillim i kishte gënjyer zyrtarët policorë se djali i tij ka pësuar aksident ndërsa me të filluar hetimet, djalit i ishin vërejtur shenjat e dhunës në trup, nga të goditurat të cilat i kanë sjellë vdekjen
Një mijë euro ishin shkaku që një prind në fshatin Karaçevë e Poshtme e Kamenicës rrahu djalin e tij për vdekje.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Jetish Maloku tha për “Kallxo.com” se shkaqet e dhunës së prindit ndaj fëmijës ishin një shumë e parave prej një mijë eurosh të cilat dyshoheshin se janë marrë nga fëmija.
“I pandehuri, babai i fëmijës ka qëndruar disa ditë në një banjë shëruese dhe më pas është kthyer në shtëpi. Kur është kthyer e ka vërejtur se i kanë munguar 1 mijë euro nga 3 mijë sa kishte pasur. Babai ka dyshuar se paratë ia ka marrë fëmija i tij i cili ishte 14 vjeç. Ky ishte shkaku që ka shtyrë babanë të rrahë me shkop druri për vdekje djalin e tij 14 vjeçar”, është shprehur Maloku, përcjell albinfo.ch.
“Rastin në polici e ka lajmëruar një kushëri, ndërsa pas arritjes së policisë në vendin e ngjarjes, djali është marrë është dërguar në urgjencë pa shenja jete”, tha Maloku më tutje.
Sipas Malokut, babai i 14 vjeçarit në fillim i kishte gënjyer zyrtarët policorë se djali i tij ka pësuar aksident ndërsa me të filluar hetimet, djalit i ishin vërejtur shenjat e dhunës në trup, nga të goditurat të cilat i kanë sjellë vdekjen.
“Në fillim prindi ka gënjyer zyrtarët policorë se djali i ti ka pësuar aksident por policia më pas e ka kuptuar që e gjitha ka të bëjë me ushtrim të dhunës ndaj të miturit. Po ashtu i pandehuri ka sulmuar edhe vajzën e tij të vetme e cila është 17 vjeçare”, tha në fund Maloku.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










