Kosova
Thaçi: Me Presidentin Rugova bindëm botën për drejtësinë e kauzës sonë
Me rastin e Ditës së Presidentit, në Muzeun e Kosovës është hapur ekspozita historike me titull “Kontributi i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova në shtetformimin e Kosovës”
Presidenti Hashim Thaçi ka dekoruar presidentin e ndjerë, Ibrahim Rugova, me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë. Medaljen presidenti Thaçi ia ka dorëzuar bashkëshortes së ish-presidentit, Fanë Rugova.
Me rastin e Ditës së Presidentit, në Muzeun e Kosovës është hapur ekspozita historike me titull “Kontributi i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova në shtetformimin e Kosovës”. Besnik Rraci dhe Sadik Krasniqi kanë sjellë për herë të parë në Kosovë një koleksion me mbi 70 eksponante, 500 fotografi, dokumente e gazeta të kohës që flasin për ish-presidentin.
Me këtë rast, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se kushdo që e viziton këtë ekspozitë mund të bëjë kthim në kohë, të viteve të rënda dhe tragjike të vendit. Ai deklaroi se sot çdo parti dhe lider politik duhet të shikojë të ardhmen e Kosovës.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










