Kosova
14-vjeçar nga Karaçeva rrahet deri në vdekje nga babai i tij
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Karaçevë e Epërme. Një fëmijë 14 vjeçar ka vdekur pasi ai ishte rrahur me shkop deri në vdekje nga babai i tij.
Motivi i rrahjes që përfundoi me vdekjen e 14-vjeçarit, ka qenë se i ndjeri kishte marrë para dhe shpenzuar pa dijeninë e babait, përcjell albinfo.ch. “Stacioni Policor në Kamenicë është njoftuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Kamenicë se me datën 24 maj 2018 në ora 00:40 nga familjaret është sjell pa shenja jete fëmija L. B. i lindur me 2004 nga fshatin Karaçevë e Poshtme. Pas hetimeve te para në vendin e ngjarjes nga njësitet e hetimeve rajonale të Policisë së Kosovës dhe Prokurorit të shtetit dyshohet se si pasoj e dhunës fizike – rrahjes të ushtruar nga i dyshuari – prindi i viktimës G. B. si pasoj e goditjeve me mjete të forta besohet shkop druri, fëmija ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lidhur me këtë ngjarje në zyrat e Policisë rajonale në Gjilan, është sjell i dyshuari i këtij rasti ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Policia thotë se i dyshuari e kishte mbajtur viktimën në dhomë derisa iu kishte keqësuar gjendja shëndetësore. Me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në institutin mjeko ligjor në Prishtinë, ndërsa ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orë.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










