Kosova
Suksesi i Era Istrefit, i gëzon edhe deputetët
Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi, është në përfundim të xhirimeve për himnin zyrtar të Kupës së Botës, Rusia 2018.
Lajmin se ajo do të bëhet pjesë e këngës zyrtare e kanë transmetuar mediat e mëdha botërore, si “The Guardian” dhe “Billboard”, përcjell albinfo.ch.
Era do të shoqërohet në këtë këngë nga Will Smith dhe Nicky Jam. Këto lajme nuk kanë kaluar pa u komentuar edhe nga deputetët në Kosovë. Deputeti Lumir Abdixhiku ka thënë se artistet kosovare sot bëjnë imazhin më të mirë të vendit.
“Vetëm falë tyre emri Kosovë shpërndahet për të mirë gjithandej nëpër botë. E nuk ka propagandë, nuk ka antifushatë që e mund këtë”, ka thënë ai. Abdixhiku ka shtuar se këngëtaret kosovare me suksesin e tyre e kanë bërë krenar çdo kosovar. “Kampionati Botëror, ngjarja më e shikuar e vitit me 3.2 miliardë spektatorë, do të hapet me Era Istrefin. Finalja e Ligës së Kampionëve, ndeshja më e madhe evropiane sivjet, do të hapet me Dua Lipën”, ka shkruar ai.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











