Kosova
Gjonbalaj: Kompania e fluturimeve gënjeu për turqit
Ai u përgjigj se Ministria e Infrastrukturës është duke u marrë me rastin, por se mund të vendoset gjoba deri 1 milion euro për atë operator dhe të merren masa të tjera
“Kompania me të cilën kanë udhëtuar gjashtë shtetasit turq të deportuar nga Kosova, ka gënjyer për qëllimin e fluturimit, ngase leja është kërkuar për fluturim komercial”, ka thënë në komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, Dritan Gjonbalaj, drejtor i Autoritetit të Aviacionit Civil.
Gjobalaj, i cili u pyet nga deputeti i LDK-së, Dritan Selmanaj, për këtë çështje, u përgjigj se Ministria e Infrastrukturës është duke u marrë me rastin, por se mund të vendoset gjoba deri 1 milion euro për atë operator dhe të merren masa të tjera. “Është përgjegjësi e MI-së, si hisedar dhe kolegë që punojnë bashkë me ne. E dimë se kërkesa për fluturim është bërë në Ministrinë e Infrastrukturës si fluturim komercial, kompania ka gënjyer për qëllimin e fluturimit. Çfarë ka ndodhur në ndërkohë, është duke u hetuar. AAC-ja, për shkak se nuk është kompetencë e saj, nuk ka qenë e përfshirë direkt në këtë proces”, ka thënë ai.
Gjonbalaj theksoi se nëse miratohet fluturimi komercial, AAC-ja bën vetëm kontrollin teknik të aeroplanit, duke shtuar se asnjë pasagjer nuk mund të hyjë në aeroplan pa u kontrolluar së fundi nga Policia e Kosovës.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital









