Kosova
A do të shpëtojë Telekomi nga falimentimi?
Për të dalë nga kjo gjendje, Qeveria e Kosovës, përveç tjerash, ka paraparë uljen e pagave për punëtorët e kësaj kompanie
Telekomi i Kosovës, dikur kompania më profitabile në vend, aktualisht po përballet me krizë financiare dhe është afër falimentimit. Për të dalë nga kjo gjendje, Qeveria e Kosovës, përveç tjerash, ka paraparë uljen e pagave për punëtorët e kësaj kompanie.
Megjithatë, kjo përveç që po kundërshtohet nga Sindikata e Punëtorëve nuk po shihet si mënyrë e duhur për ta shpëtuar këtë kompani nga falimentimi as nga ekspertët e fushës përkatëse.
Javë më parë anëtarët e Bordit të Telekomit kishin njoftuar kabinetin qeveritar se borxhi i akumuluar i Telekomit të Kosovës ka arritur në 60 milionë euro, raporton “Radio Evropa e Lirë”.
Ata kishin thënë se kompania ka një numër të madh të punëtorëve dhe shpenzime të mëdha të qirasë. Po ashtu, Telekomi duhet të mbyllë një borxh ndaj Z-mobile prej mbi 26 milionë euro, si dhe ka rreth 11 milionë euro borxhe ndaj furnitorëve. Një situatë e tillë, është thënë se e ka vënë Telekomin në vazhdimin e humbjeve financiare, ku vetëm për tre muaj kompania ka humbur katër milionë euro, përcjell albinfo.ch.
Kryeministri i Kosovës Ramush Hardinaj, thotë se janë të hapur për të gjitha propozimet se si të dilet nga kriza në të cilën ndodhet Telekomi i Kosovës dhe se kompania duhet të shpëtohet nga falimentimi.
Ulja e pagave për punëtorët po kundërshtohet nga Sindikata e Postë Telekomit të Kosovës.
Kryetari i kësaj sindikate, Lahim Balaj tha për Radion Evropa e Lirë se nuk do të duhet të cenohet mirëqenia e punëtorëve, për siç thuhet, daljen nga kriza të Telekomit të Kosovës.
Ai tha se duke ulur pagat e rreth 2.300 punëtorëve sa ka Telekomi i Kosovës, nuk mund të shpëtohet nga kriza financiare në të cilën po kalon kompania.
Në anën tjetër, ekspertë të ekonomisë thonë se Telekomi i Kosovës është duke falimentuar si pasojë e keqmenaxhimit.
Profesori i ekonomisë, Muhamet Sadiku tha për Radion Evropa e Lirë se janë shumë probleme që kanë përcjell ndërmarrjen brenda viteve. Sipas tij, të gjitha këto procese të keqmenaxhuara duhet të rishikohen dhe Telekomi i Kosovës duhet të rimëkëmbet.
Ndryshe, javë më parë Qeveria e Kosovës ka fituar betejën ligjore në Gjykatën e Arbitrazhit kundër kompanisë ‘Axos-Capital’, e cila kërkonte dëmshpërblim qindra miliona euro për anulimin e privatizimit të 75 për qind të aksioneve të Postës dhe Telekomit të Kosovës.
Kompania ‘Axos – Capital’ kishte bërë padi në adresë të Qeverisë së Kosovës, për arsye, siç thuhej, të moszbatimit të kontratës së privatizimit të Postë-Telekomit të Kosovës.
Në vitin 2013, Qeveria e Kosovës kishte shpallur fituese në blerjen e 75 për qind të aksioneve të PTK-së kompaninë ‘Axos – Capital’ me një vlerë prej 277 milionë eurosh.
Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit ishte theksuar se do të lehtësojë të ardhmen e Telekomit. Ndërkaq, synimi i Qeverisë së Kosovës është që procesi i privatizimit të Telekomit të fillojë pas dy vjetëve.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












