Kosova
BE-ja ofron shumë mundësi, por Kosova s’ka kapacitete
Gjatë kësaj jave në Sofje të Bullgarisë është mbajtur Samiti i Bashkimit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor ku përmes një deklarate të përbashkët është konfirmuar përkushtimi dhe vendosmëria për të ardhmen evropiane të rajonit
Bashkimi Evropian po ofron mundësi të mëdha për zhvillimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, në këtë mes edhe për Kosovën, por këto mundësi, sidomos në aspektin ekonomik duhet ditur të shfrytëzohen, thonë analistë nga fusha ekonomike.
Gjatë kësaj jave në Sofje të Bullgarisë është mbajtur Samiti i Bashkimit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor ku përmes një deklarate të përbashkët është konfirmuar përkushtimi dhe vendosmëria për të ardhmen evropiane të rajonit.
Ky samit ka nxjerrë si përfundim edhe përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, siç është edhe aspekti ekonomik.
Profesor Gazmend Qorraj, ligjërues i lëndës Ekonomia e Kosovës dhe Bashkimi Evropian në Fakultetin Ekonomik, thotë për Radion Evropa e Lirë që Kosova të përfitojë nga mjetet dhe mundësitë që ofron Bashkimi Evropian, duhet t’i ngrisë kapacitet e saj, përcjell albinfo.ch.
Bashkimi Evropian përmes Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA), thotë Qorraj, ka afruar mundësi për tregti të lirë, por Kosova sipas tij, duhet të analizojë se çfarë benefite ka pasur nga ato që deri më tani i ka ofruar BE-ja.
Ai thotë se Kosova nuk ka përfituar shumë nga MSA-ja dhe ky është një mesazh që duhet të punohet më shumë.
Në kuadër të Samitit të Bashkimin Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor të mbajtur në Sofje, ishin organizuar forume të ndryshme ekonomike.
Në forumin “Perspektiva e investimeve – Ballkani Perëndimor”, ishte pjesëmarrës edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë e Kosovës, Valdrin Lluka.
Sipas një njoftimi të kësaj ministrie, Lluka ka prezantuar mundësitë që Kosova ofron në sektorë të ndryshëm, me fokus në energji, miniera dhe teknologji informative.
Lluka ka vlerësuar se integrimi i një tregu të përbashkët energjetik, mbetet sfida kryesore në vend.
Ndërkohë, profesor Gazmend Qorraj thotë se është një lajm i mirë kur premtohet për Ballkanin, por sipas tij, duhet ndarë në mënyrë individuale procesin.
Në Samitin në Sofje është mbajtur edhe Forumi Ekonomik Botërorë në të cilin takim Kosova është përfaqësuar nga zëvendëskryeministri, njëhërësh ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli. Ai kishte theksuar se bashkëpunimi rajonal në Ballkanin Perëndimor është çelës për shfrytëzimin e potencialit ekonomik të rajonit.
Megjithatë, sipas tij, mosmarrëveshjet bilaterale në nivel politik mbesin ende pengesë.
Mekanizmat ndërkombëtarë e kanë parë bashkëpunimin rajonal si një domosdoshmëri, për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.
Vazhdimisht Bashkimi Evropian i ka kërkuar vendeve të Ballkanit Perëndimor që të zhvillojnë projekte të përbashkëta, me standarde evropiane, në fushën e infrastrukturës rrugore, hekurudhore por edhe doganore, me qëllim të lehtësimit të qarkullimit të njerëzve dhe mallrave.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë













