Kosova
Presidenti me pagën më të lartë
Më pas pagat më të larta do të jetë për të punësuarit në Kuvend e Qeveri. Por ajo do të përcaktohet edhe nga përvoja e kualifikimet e të punësuarve
Me hyrjen në fuqi të Ligjit për pagat presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të paguhet më së shumti nga buxheti i shtetit. Ai është punuar dhe pritet që muajin tjetër të shkojë në Qeveri.
Por sa do të jetë paga e tij, ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar i tha “Ekonomia Online” se së pari duhet që të caktohet koeficienti.
“Paga më e lartë duhet dhe do të jetë paga e presidentit. Janë shumë çështje të ndërlidhura sipas formulës për përcaktimin e pagës. Së pari duhet të përcaktohet koeficienti, pastaj edhe vlera e koeficientit për të gjithë, dhe kur saktësohen të gjitha këto çështje mundet të dihet”, përcjell albinfo.ch.
Më pas pagat më të larta do të jetë për të punësuarit në Kuvend e Qeveri. Por ajo do të përcaktohet edhe nga përvoja e kualifikimet e të punësuarve.
“Jemi duke folur për pagën bazë, edhe sipas protokollit dhe përvojave do të vazhdohet me Kuvendin, Qeverinë pastaj agjencitë e pavarura, administrata publike dhe fushat ku do të krijohet nivelizimi sipas kërkesës së punës, kualifikimit dhe kërkesës që ai vend i punës ka një detyrim për të realizuar dhe për të kryer shërbimet qytetare”, tha ai.
Yagcilar sqaroi se qëllimi i ligjit është që të mos ketë zvogëlim të pagave, kurse mund të ketë rritje nëse shihet e nevojshme. Ai garantoi se raporti pagë e njëjtë për punën e njëjtë do të zbatohet duke mos rrezikuar buxhetin.
Yagcilar ka folur edhe për reformën në administratën publike. Sipas tij, reformat do të përfshijnë punësimin e njerëzve profesionist në fushat përkatëse gjithashtu do të rris llogaridhënien e institucioneve, raporton EO.
E-Diaspora
-
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani Një 25-vjeçar shqiptar është ndaluar nga autoritetet kufitare në aeroportin e Memmingenit, pasi dyshohet se kishte... -
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë












