Kosova
A do të ketë ulje 40% të pagave në Telekomin e Kosovës?
Sipas ministrit Lluka, “uljen drastike të pagave” nuk e ka paralajmëruar asnjë zyrtar qeveritar. Kreu i MZhE-së, më tutje ka shtuar se nuk do të qëndrojnë indiferent ndaj rrezikut, që siç tha ai, po i kanoset Telekomit
Sot në media të ndryshme kosovare, në sfondin e krizës së thellë të Telekomit të Kosovës, është përfolur mundësia e uljes drastike të pagave të punonjësve të kësaj ndërmarrjeje publike. Siç dihet, pagat në Telekomin e Kosovës janë mjaft të larta për rrethanat kosovare (mesatarja 982 euro) dhe ato i kanë kontribuuar me të madhe gjendjes së rëndë, para falimentimit në të cilën ndodhet ndërmarrja. Vetëm në emrin e të ardhurave të punonjësve të vet Telekomi i Kosovës ndan 27 milionë euro në vit.
Megjithatë, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ulja e pagave prej 40% për Telekomin e Kosovës është një spekulim.
Sipas Llukës, “uljen drastike të pagave” nuk e ka paralajmëruar asnjë zyrtar qeveritar. Kreu i MZhE-së, më tutje ka shtuar se nuk do të qëndrojnë indiferent ndaj rrezikut, që siç tha ai, po i kanoset Telekomit.
Ai më tutje ka premtuar se së bashku me Kryeministrin, Bordin e Drejtorëve dhe Sindikatën e Punëtorëve, do të ndalojnë falimentimin e kësaj ndërmarrje.
Në vijim, postimi i ministrit në Facebook:
Ulja e pagave prej 40% për Telekomi i Kosovës është një spekulim dhe nuk është thënë asnjëherë nga asnjë zyrtar Qeveritar. Në asnjë moment nuk e kam përmendur idenë për ujle drastike të pagave siç po flitet në portale përmes një lajmi të shkruar nga KosovaPress.
Ajo çfarë kam deklaruar dhe qëndroj prapa është fakti që Telekomi është në krizë serioze dhe para falimentimit, gjë që është raportuar nga vetë Bordi i Telekomit dhe si rezultat, do të merren masa për shpëtimin e këtij aseti strategjik për vendin.
Telekomi ka një humbje prej 15 milionë EUR në vit dhe duhen të gjenden forma se si ti mbulojmë këto humbje. Masat se pari do të fokusohen në ulje të shpenzimeve operative siç janë qiratë, kostot e mirëmbajtjes dhe marketingut. Nëse këto masa nuk janë të mjaftueshme për mbulimin e të gjitha humbjeve, atëherë do të prekën të fundit edhe pagat për humbjen e mbetur. Në asnjë formë zvogëlimi nuk do të jetë 40%.
Edhe 1 javë do të pranojmë planin e ristrukturimit nga Bordi i Telekomit, ku parashihen edhe masat emergjente që duhen të ndërmerren nga Bordi i Telekomit me aprovim të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Si Ministër i Zhvillimit Ekonomik, jam i palëkundur në mbrojtjen e interesit publik dhe afarizmit të ndërmarrjeve publike. Telekomi i Kosovës është pronë e qytetarëve të Republikës së Kosovës, rrjedhimisht nuk mund të qëndrojë indiferent ndaj rrezikut që po i kanoset kësaj ndërmarrje e që shpejtë edhe mund të falimentojë. Bashkë me Kryeministrin, Bordin e Drejtorëve dhe Sindikatën e Punëtorëve, do t’i japim zgjidhje problemeve dhe do të ndalojmë falimentimin e ndërmarrjes, kjo përkundër presioneve e pakënaqësive.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












