Kosova
Haradinaj: Investimet nga diaspora ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e vendit
"Bashkatdhetarët kanë ndihmuar Kosovën në të gjitha periudhat, tani ka ardhur koha që përmes investimeve të tyre të ndihmojnë zhvillimin ekonomik, hapjen e vendeve të reja të punës dhe potencialin e tyre ekonomik ta investojnë në vendin e tyre dhe t’i japin shtysë zhvillimin ekonomik"
“Jemi me fat që kemi diasporën, të cilët me investimet e tyre ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të vendit dhe shtimin e vendeve të punës”, kështu tha kryeministri Haradinaj në takim me ndërmarrësin e suksesshëm, Avdi Tafilaj.
Kryeministri Haradinaj me këtë rast ka shprehur kënaqësinë që bashkatdhetarët janë duke shprehur interesimin e tyre për të investuar në Kosovë, duke thënë se do ta kenë mbështetjen e Qeverisë që investimet e tyre të gjejnë hapësirën e duhur.
Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj tha se bashkatdhetarët kanë ndihmuar Kosovën në të gjitha periudhat, tani ka ardhur koha që përmes investimeve të tyre të ndihmojnë zhvillimin ekonomik, hapjen e vendeve të reja të punës dhe potencialin e tyre ekonomik ta investojnë në vendin e tyre dhe t’i japin shtysë zhvillimin ekonomik.
“Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet maksimalisht e përkushtuar në forcimin e mekanizmave ligjor që sa më shumë investime të vijnë nga diaspora dhe të gjejnë hapësirën e duhur për investime në vendin e tyre, në vendin tonë të përbashkët, Kosovën”, tha kryeministri Haradinaj.
Nga ana e tij, ndërmarrësi Avdi Tafilaj, u shpreh i lumtur me pritjen që i bëri kryeministri Haradinaj, dhe shprehu gatishmërinë që edhe në të ardhmen të bëjë investime në Kosovë.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











