CH-Ballkani
Zaev dhe Cipras, opsion të pranueshëm për emrin
Sipas gazetës “Koha” në Maqedoni “Ilindenska Republika Makedonija” është zgjidhja e dakorduar dhe e pranueshme që fshihet pas deklaratës së sotme të kryeministrit Zoran Zaev në Sofje
Kryeministrat Zaev dhe Cipras kanë arritur gjuhë të përbashkët për një opsion si zgjidhje e mundshme për çështjen e emrit.
Pas takimit në Sofje me homologun e tij grek, Zaev tha se një opsion është i pranueshëm për të dyja palët. Kreu i ekzekutivit tha se tani mbetet që për këtë opsion të konsultohen faktorët e tjerë politikë dhe qytetarët e të dyja vendeve.
“Ne biseduam në mënyrë thelbësore dhe shqyrtuam disa opsione. Një nga opsionet është zgjidhje e pranueshme për të dyja palët. Vazhdojmë me konsultime në shtëpi, që të shohim nëse institucionet e sistemit, nëse praktikisht është e mundshme realizimi i kësaj zgjidhjeje. Nëse është e mundur, me gjasë do të kemi zgjidhje”,deklaroi kryeministri Zoran Zaev, shkruan Alsat M.
Zaev ndonëse thekson se zgjidhja përfundimtare e emrit varet nëse opsioni në fjalë do të jetë i pranueshëm nga të gjitha palët në të dyja vendet, gjithsesi është optimist se zgjidhje do të ketë së shpejti, madje para Samiteve të rëndësishme të BE-së dhe NATO-s, përcjell albinfo.ch.
“Nga sot miqësia mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë është edhe më e fuqishme. Zgjidhim kontest që ta forcojmë dinjitetin dhe identitetin e qytetarëve në të dy vendet”, shtoi Zaev.
Menjëherë pas takimit Zaev-Cipras, dy kryeministrat veç e veç takuan kancelaren gjermane, Angela Merkel. Merkel konfirmoi se Maqedonia dhe Greqia kanë shënuar përparim të rëndësishëm për çështjen e ermit.
“Bisedimet mes Maqedonisë dhe Greqisë përparojnë mirë dhe është shënuar progres i rëndësishëm. Çështja e emrit për Maqedoninë është e rëndësishme”, u shpreh kancelarja gjermane Angela Merkel.
Sa i përket zgjerimit të BE-së, Merkel tha se për këtë çështje do të vendoset në Samitin e Unionit në qershor. Ajo ka konfirmuar perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Sipas gazetës “Koha” në Maqedoni “Ilindenska Republika Makedonija” është zgjidhja e dakorduar dhe e pranueshme që fshihet pas deklaratës së sotme të kryeministrit Zoran Zaev në Sofje, kur tha se ekziston një zgjidhje e pranueshme për të dyja palët. Këtë për gazetën KOHA e pohojnë burime diplomatike në Shkup që dëshirojnë të mbeten anonime.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”










