Futboll
Dështon miqësorja Shqipëri-Kosovë në Zvicër
Kjo ndeshje ishte planifikuar të zhvillohet më 29 maj në Zvicër
Edhe pse kishte një marrëveshje mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe asaj të Kosovës për një miqësore në tokë neutrale, duket se ndeshja e programuar këtë vit do të dështojë.
Federata zvicerane duhej të siguronte lejen për ndeshjen mes kuqezinjve dhe përfaqësueses kosovare, por helvetikët nuk pranojnë me pretendimin se cenon sigurinë, përcjell albinfo.ch.
Kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri në një intervistë për “Kosova Press” thotë se nuk kanë marrë ende lejen: “Po, afër anulimit është, sepse Federata e Futbollit Zviceran nuk e ka dhënë lejen. Duhet tashmë vetëm njoftimi zyrtar për anulimin e miqësores që ishte programuar në fund të këtij muaji. Edhe opsionet për zhvendosjen e miqësores në një stadium tjetër, po bien nga dita në ditë”, u shpreh Vokrri.
Kjo ndeshje ishte planifikuar të zhvillohet më 29 maj në Zvicër.
Lajmi është konfirmuar për Top Channel edhe nga presidenti i FSHS-së, Armand Duka. “Po, është e vërtetë ajo që ka deklaruar presidenti Vokrri dhe ne jemi duke kërkuar mundësi të tjera për të shfrytëzuar këtë periudhë sa më mirë për ekipin dhe trajnerin”, deklaroi presidenti Duka.
Nga burime jo zyrtare ndërkohë mësohet se një alternativë mund të jetë përballja me Austrinë, duke qenë se e ka këtë datë e ka lirë.
E-Diaspora
-
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja falas e teksteve të gjuhës... -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut, nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena













