Sport

Zona e tifozëve afër universitetit pengon studentët

 Debati rreth zonës së tifozëve për Kupën e Botës në Futboll që është vendosur afër universitetit shtetëror në Moskë ende po vazhdon.  Studentët dhe posaçërisht anëtarët e grupeve për të drejtat e studentëve druajnë se zhurma e madhe që do të vijë nga aty do të pengojë studentët e akademiket në prag të provimeve përfundimtare të këtij viti.

“Do të dëmtohemi shumë gjatë provimeve. Këtu dritaret nuk janë nga plastika dhe nuk ka aspirator andaj jam i sigurt se do të dëgjojmë se çfarë po ndodh andej. Po ashtu kemi çështje edhe të sigurisë sikurse tifozët që sillen në mënyrë të padukur. kampusi është shumë afër dhe këtu ka studentë gjatë gjithë kohës andaj jemi të shqetësuar për sigurinë” tha studenti Artem Jegrov.

Autoritetet janë të sigurt që vëmendja nga e gjithë bota vetëm sa do të jetë e mirë për njohjen e universitetit Zëvendëskryeministri, Arkadi Dvorkovich ka thënë se hapat e caktuar duhet bërë për të reduktuar zhurmën për nxënësit dhe mësimdhënësit megjithatë.