Sport
Shaqiri, lider në skuadrën zvicerane
20-vjeçari nga Kosova është shprehur i gatshëm t’u ndihmojë lojtarëve të rinj në ekip
Xherdan Shaqiri luan me kombëtaren zvicerane për herë të parë si futbollist i Bayernit. 20-vjeçarit i është besuar roli i liderit në ekip.
Xherdan Shaqiri ka fituar titullin e parë me Bayernin. Ai vjen i motivuar në kombëtaren zvicerane për t’u përballur me Kroacinë sonte në orën 20:30 në Split.
“Unë luaj në një top klub. Nga lojtarët e rinj pritet më shumë. Logjikisht, do të doja ta provoj veten si një udhëheqës në skuadër për t‘iu ndihmuar lojtarëve të rinj. Kështu që unë do të doja të kontribuoj që ne të kualifikohemi në Kampionatin Botëror në Brazil.” tha Xherdan Shaqiri për Blick.
Në pyetjen se a i ndihmon konkurrenca me emra të mëdhenj, si Ribery, Roben, Muller apo Kroos, Shaqiri përgjigjet se çdo lojtar është në gjendje për të luftuar.
“Unë gjithmonë e bëj nëse më jepet shansi më i vogël. Prej sulmuesve Mario Gomez, Mario Mandzukic ose Claudio Pizarro, çdo herë luan vetëm njëri. Por, ne kemi aq shumë ndeshje ku mund ta tregojmë veten. Ne dëshirojmë ta fitojmë titullin këtë vit, të cilin e humbëm sezonin e kaluar”, tha Shaqiri para ndeshjes me kroatët.
Shaqiri ka përsëritur se nuk ka rëndësi pozicioni me të cilin luan.
“Unë mund të luaj në sulm. Nuk është me rëndësi ku. Gjithmonë është mirë për një ekip nëse i angazhon futbollistët në pozicione të ndryshme. Kjo është kështu edhe në kombëtaren zvicerane”, ka deklaruar Shaqiri.
Futbollisti që ka bërë emër edhe në Gjermani shpreson se do të kualifikohen në Botërorin ‘Brazili 2014’. Ai tha se skuadra zvicerane është gati edhe për dy sfidat e tjera parakualifikuese për Botërorin ‘Brazili 2014’ që Zvicra do t’i zhvillojë ndaj Sllovenisë më 7 shtator dhe kundër Shqipërisë më 11 shtator.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










