E-Diaspora
Ambasada e Kosovës në Gjermani reagon për dy fëmijët e humbur
Më herët ashtu siç ka informuar edhe albinfo.ch, dy të miturit ishin nisur për në shkollë, por nuk mbërritën kurrë
Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani ka konfirmuar se ka pranuar informatën se dy fëmijë kosovarë që jetojnë atje kanë rezultuar të zhdukur.
Sipas ambasadës, janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e Policisë gjermane e cila po i kërkon fëmijët që janë humbur nga mëngjesi i së enjtes.
“Fatkeqësisht deri më tani autoritetet gjermane nuk kanë arritur t’i gjejnë 13-vjeçarin Q. N. dhe 11-vjeçarin L. N. të cilët janë nga Kosova”, thuhet në njoftimin e Ambasadës, përcjell albinfo.ch.
Më herët ashtu siç ka informuar edhe albinfo.ch, dy të miturit ishin nisur për në shkollë, por nuk mbërritën kurrë.
Policia jep përshkrimin e dy adoleshentëve për identifikimin e tyre, që mund të ndihmojë ata që eventualisht mund të hasin në dy të humburit.
Qëndrimi 13 vjeçar është i gjatë në mes 1 metër e 50 dhe 1 metër e 55. I zbehtë, flokë të verdha (biond) dhe të shkurtra, sytë e kaltër. Ka pasur të veshur: një xhaketë (jakne) të bardhë, patika (atlete) të zeza Adidas. Flet shqip dhe gjermanishte fillestarësh.
Leotrimi 11 vjeçar është i gjatë 1 metër e 40, flokë të zezë, të shkurtë, sy ngjyrë kafe. Flet shqip dhe gjermanishte fillestarësh, transmeton albinfo.ch.
Të gjitha masat e deritashme të ndërmarra për dy fëmijët kanë dështuar, thotë një zëdhënës policie dhe lut qytetarët të japin informacione në rast se dinë ndonjë gjë rreth të humburve.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













