Gastronomët shqiptarë në Zvicër
Kuzhinieri nga Kosova me restorant italian në Gjermani
Tashmë katër vite me radhë, Giovanni Pagano është duke menaxhuar restorantin Pulcinella në Birkach. Megjithatë, për të parë më shpesh familjen e tij, ai ka implementuar disa tradita
Në moshën 21-vjeçare, ai erdhi nga Kosova në Itali, duke mësuar teknikën e gatimit. Më voni shkoi në Francë dhe nga atje në Sindelfingen të Gjermanisë.
Tashmë katër vite me radhë, Giovanni Pagano është duke menaxhuar restorantin Pulcinella në Birkach. Megjithatë, për të parë më shpesh familjen e tij, ai ka implementuar disa tradita.
Giovanni Pagano përjeton për çdo ditë ambientin multikulti. Dyzetvjeçari me prejardhje kosovare është duke menaxhuar një restorant italian, është i martuar me një portugeze dhe me vajzën e tij shtatëvjeçare më së shumti komunikon në gjuhën gjermane, edhe përkundër faktit se më mirë e zotëron gjuhën italiane.
Në moshën 21-vjeçare, atëbotë Giovanni Pagano (ende me emër të lindur nga trojet e ish-Jugosllavisë) u zhvendos nga Kosova për në Itali. Aty e përvetësoi teknikën e gatimit, duke punuar në lokale të ndryshme. Pasi në mesin e gastronomëve, kuzhina franceze vlerësohet si më e mira në botë, në vitin 2008 udhëtoi në Francë për një vit, duke i përvetësuar njohuritë. “Në vitin 2009, më në fund u vendosa në Sindelfingen të Gjermanisë”, pohon Giovanni.
Fillimisht punoi në repartin e përgatitjes së peshkut në gjigantin komercial “Metro”. Në vitin 2013, ai e mori përsipër menaxhimin e restorantit Pulcinella në Shtutgart, pasi pronari i mëparshëm kishte shkuar në pension. Pronari i ri e mbajti pamjen e mëparshme të restorantit, por në brendësinë e tij ndryshoi shumëçka: “U përpoqa ta krijoj një ambient si në një dhomë të ditës”.
Ai që mendon se Birkach, për shkak të gjendjes së tij është një vend i vështirë për gastronomi, nga Giovanni do të mësojë diçka më mirë: “Unë jam i lumtur këtu. Birkach është një vend i ndershëm, i vogël dhe nuk ka aq shumë konkurrencë”, vazhdon më tej Giovanni për “StN”, transmeton Albinfo.ch.
Mungesa e konkurrencës dhe fama e restorantit të tij ka ndikuar që për çdo mbrëmje të refuzojë në mes 20 dhe 40 mysafirëve për shkak të vizitorëve të shumtë. “Tek ne janë vetëm 38 vende. Pa rezervim nuk ka gjasa”, nënvizon ai. Në mesditë, situata është disi më e qetë. “Pastaj vijnë punëtorët e sipërmarrjeve përreth për të ngrënë dhe shumë studentë të Universitetit të Hohenheimit, të cilët nuk duan të ushqehen nëpër mensa”, informon Giovanni.
Më tej, ai rrëfen se që nga koha që është marrë me gastronomi, ka shumë më pak kohë për jetën e tij private. “Tek unë nuk ka fundjavë apo festa. Përkundrazi, gjithnjë e më shumë shtohen përgjegjësitë. Megjithatë, asnjëherë nuk do ta ndërroja profesionin tim, pasi gastronomia është pjesë e jetës sime”, thotë Giovanni.
Për ta pasur gjithnjë afër familjen, ai ka implementuar disa tradita: “Për çdo mëngjes e dërgoj vajzën në shkollë dhe pastaj me bashkëshorten e pi një kafe, para se të nisem për në Birkach”, shton ai.
Prapëseprapë, gjatë të hënave Pulcinella është i mbyllur: “Gjysmën e ditës e kaloj me familjen time, ndërsa gjysmën tjetër me pesë bashkëpunëtorët e mi. Së bashku shkojmë në shëtitje dhe i vizitojmë restorantet tjerë”, përfundon Giovanni.
Të tjera nga Gastronomët shqiptarë në Zvicër
E-Diaspora
-
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës KQZ: Procesi i regjistrimit për votuesit në diasporë vazhdon deri më 17 maj 2026, me mijëra... -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenbergerit -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten













