Sport
Arsyetimi i Panuccit për humbjen nga Norvegjia
“Kemi krijuar shumë pak, sepse lojtarët nuk ishin mirë fizikisht, ndërsa dy prej tyre ishin debutues dhe nuk ia dolën. Morëm disa indikacione në këtë takim, qofshin pozitive apo negative", deklaroi Panucci
Christian Panucci u shfaq mjaft i qetë në përfundim të takimit miqësor me Norvegjinë, teksa evidentoi se ishte pikërisht gjendja e keqe fizike e kuqezinjve, ajo që ndikoi në mbarëvajtjen e takimit.
“Besoj se në këtë moment shumë lojtarë nuk janë mirë fizikisht dhe kjo u pa. Norvegjia bëri diferencë vetëm në aspektin fizik, pasi na dominoi. E kemi nisur me 4-3-3 dhe në pjesën e dytë me 4-3-1-2. Ky ishte ndryshimi i vetëm taktik”, deklaroi Panucci pas ndeshjes, përcjell albinfo.ch.
“Kemi krijuar shumë pak, sepse lojtarët nuk ishin mirë fizikisht, ndërsa dy prej tyre ishin debutues dhe nuk ia dolën. Morëm disa indikacione në këtë takim, qofshin pozitive apo negative. Nuk është se kemi 200 lojtarë për të përzgjedhur. Gjithsesi kërkoj t’i mbështes dhe t’i ndihmoj. Gjithsesi, nëse do të ishim në formën e duhur, do të flisnim për një tjetër ndeshje”, theksoi italiani.
Ai foli edhe për debutuesit. “Vura re që Ramadani bëri një ndeshje mjaft të mirë dhe Bare ka autoritet për të luajtur. Kuptova se jemi shumë të brishtë në mbrojtje, pasi Mavraj dhe Ajeti po luajnë shumë pak. Edhe minutat e pakta të Sadikut, ndikojnë në formën e tij”, nënvizoi përzgjedhësi i Shqipërisë.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












