CH-Ballkani
Mërgimtarët nga autobusi i aksidentuar janë shëndosh e mirë
MPJ: Të gjithë shtetasit e Kosovës nga incidenti i autobusit afër kufirit Kroaci-Serbi janë shëndosh e mirë, pritet të nisen shpejt për në Kosovë
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës njofton nëpërmjet një njoftimi për media se të gjithë shtetasit e Kosovës nga incidenti i autobusit afër kufirit Kroaci-Serbi janë shëndosh e mirë, pritet të nisen shpejt për në Kosovë.
“Ministria e Punëve të Jashtme nga informacionet e pranuara nga kontaktet me autoritetet policore atje, konfirmon se nuk ka asnjë qytetarë të lënduar dhe çdo gjë është në rregull, duke përfshirë dokumentacionin e tyre. Ministria e Jashtme është njoftuar, gjithashtu se për momentin, të gjithë shtetasit e Kosovës janë në një vend të sigurt, respektivisht në Qendrën e Kryqit të Kuq në afërsi të kufirit, përderisa autobusi tjetër është në rrugë e sipër dhe pritet që të arrijë në çdo moment për t’i marrë ata dhe transportuar për në Kosovë”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
Për këtë çështje, Ambasada e Republikës së Kosovës në Kroaci ka qenë në kontakt të vazhdueshëm edhe me kompaninë përgjegjëse transportuese.
“Autoritetet kroate tashmë kanë filluar hetimet në lidhje me shkaqet e zjarrit”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
MPJ: Të gjithë shtetasit e Kosovës nga incidenti i autobusit afër kufirit Kroaci-Serbi janë shëndosh e mirë, pritet të nisen shpejt për në Kosovë
— MFA Kosova 🇽🇰 (@MFAKOSOVO) March 4, 2018
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit I riu u shoqërua deri në Aeroportin Malpensa dhe u kthye në Kosovë, pasi rezultoi se... -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











