Jeta në Zvicër
Perceptimi për korrupsionin, Zvicra renditet në krye të listës
Në krye të listës renditet Zelanda e Re, e ndjekur nga Danimarka, Finlanda, Norvegjia dhe Zvicra.
Shqipëria ka shënuar përkeqësim në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2017, të publikuar mbrëmjen e së mërkurës nga “Transparency International”, përcjell albinfo.ch.
Siç raporton Top-Channel, për vitin e kaluar Shqipëria renditet në vendin e 91-të, nga 180 vende, me 38 pikë, duke lënë pas vetëm Maqedoninë, ndërsa ndan të njëjtin pozicion me Bosnjë e Hercegovinën sa i përket rajonit të Ballkanit.
Një vit më parë Shqipëria kishte vetëm një pikë më shumë, por mbante pozicionin e 83-të, së bashku me Bosnjën.
Kosova, nga ana tjetër, ka shënuar përmirësim, pasi është ngjitur nga vendi i 95-të për vitin 2016 (me 36 pikë), në vendin e 85-të (me 39 pikë).
Sa i përket Evropës Lindore dhe Juglindore, viti 2017 ka shënuar një rritje të autoritarizmit anembanë kësaj pjese të kontinentit të vjetër, duke tronditur kështu përpjekjet antikorrupsion dhe kërcënuar liritë dhe të drejtat civile. Në këtë rajon, organizatat joqeveritare dhe mediet e pavarura kanë pasur sfida ndaj monitorimit dhe kritikimit të vendimmarrësve të tyre.
Shembull merren Polonia, ku trupat qeveritare kanë marrë kontrollin dhe shpërndarjen e fondeve jetike për organizatat joqeveritare, si dhe Rumania, ku qeveria kaloi një projektligj që vendoste kërkesa raportimi joproporcionale për organizatat joqeveritare.
Në raport analizohen 180 vende në bazë të nivelit të perceptimit të korrupsionit në sektorin publik, përmes një shkalle vlerësimi nga 0 në 100 pikë, ku zeroja tregon një vend shumë të korruptuar, ndërsa 100-a një vend pa korrupsion.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë













