CH-Ballkani
Rama tregon se me Vuçiqin folën për vrasjen e Ivanoviqit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka treguar se në takimin që ka pasur me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, gjatë qëndrimit në Davos kanë biseduar për vrasjen e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq, për të cilin tha se nuk ka ndikuar negativisht në ecurinë e mëtejshme të dialogut, përcjell albinfo.ch.
“Vrasja e Ivanoviq në Kosovë nuk ka ndikuar negativisht në ecurinë e mëtejshme të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ne e mbështesim fuqimisht, e nga ana tjetër, në funksion të procesit të Berlinit dhe rritjes së bashkëpunimit rajonal në çdo aspekt ne jemi besimplotë që po hyjmë në një fazë të re, ku ka një rritje të ndjeshme të interesit të kompanive të huaja për të investuar në rajon, dhe posaçërisht në Shqipëri.
Pasqyra e përgjithshme është optimiste për të ardhmen e afërt. Një vend që negocion anëtarësimin është ende me besueshmëri shumë të lartë edhe për investitorët dhe negociatorët”, tha Rama në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”










