CH-Ballkani

Tsipras njofton për dialogun me Shqipërinë e Maqedoninë, gati për një epokë të re

Kryeministri grek Aleksis Tsipras i ka njoftuar qytetarët lidhur me situatën politike dhe zhvillimet në marrëdhëniet mes Greqisë dhe vendeve fqinje, Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Tsipras tha se dialogu me palën shqiptare për çështjet mes dy vendeve ka qenë produktiv dhe dy vendet janë të gatshme për të hapur një epokë të re në marrëdhëniet dypalëshe, përcjell albinfo.ch.

“Për fqinjin Shqipërinë informova liderët politikë se është hapur rruga për zgjidhjen e divergjencave dhe normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve. Jemi gati për një marrëveshje strategjike Greqi-Shqipëri, e cila do të zgjidhë divergjencat mes dy vendeve dhe hap rrugën për kapitujt integrues të fqinjit tonë në Bashkimin Evropian. Lidhur me këtë duket se jemi pajtuar të cilën edhe e përshëndes”, është shprehur Tsipras.

Duke folur për Maqedoninë, Tsipras theksoi nevojën e zgjidhjes së ngërçit të emrit, çka sipas tij do të çlirojë energji pozitive në gjithë rajonin e Ballkanit.