Kultura
550 vjetët e (pa) vdekësisë së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut
Qindra shqiptarë janë mbledhur mbrëmë në Sirnach për ta përkujtuar, për herë të parë në Zvicër, jetën dhe veprën e kryeheroit tonë, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.
Misioni Katolik Shqiptar me në krye priftin don Albert Demajn, ka organizuar Akademinë shkencore kushtuar 550 vjetorit të kalimit në pavdekësi të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.
Në mesin e qindra bashkatdhetarëve dhe mysafirëve arbëreshë të ardhur nga Italia, ishte edhe plaku i urtë e i palodhshëm, At Antoni Bellushi, prift dhe studieues arbëresh nga Klabria. Bellushi foli dhe i këndoi luftës së lavdishme të Gjergj Kastriotit –Skënderbeut. Ai u lut në gjuhën e vjetër shqipe, në gjuhën e arbëreshëve, „ashtu siç është lutur heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu“, u shpreh ai.
At Antonio Bellushi i kërkoi të pranishmëve me zë të lartë e mallëngjyes që t’i përulën me respekt veprës dhe jetës së kryeheroit tonë Skënderbeut. Ai ishte udhërrëfyesi ynë që na ruajti për plot pesë shekuj nga asimilimi, tha ndër të tjera Atë Bellushi.
„Skënderbegu nuk ishte i vetëm, ai i mundi të gjitha luftërat, sepse ishte bashkë me shqiptarët e tij. Edhe në shqiptarë, vëllezër të qëndrojmë bashkë“, tha Bellushi dhe ia krisi këngës me zë të lartë për lavdinë Gjergj Kastriotit, i përcjellë në kor nga grupi folklorik i arbëreshëve të ardhur nga Kalabria.
Figura e ndritshme e Skënderbeut duhet të shihet nga prizmi i asaj kohe dhe jo nga kjo që po jetojmë tani, ishin fjalët e profesorit hulmtues nga Prishtina, Arben Arifi.
Ai solli fakte e shembuj të lartësimit të figurës së Skënderbeut nga emra e figura të njohura të asaj kohe. „Zërat që mohojnë të kaluarën tonë, janë zëra që nuk ia duan të mirën popullit tonë.
Emrat nuk dëshmojnë domosdoshmërisht përkatësinë kombëtare. Në atë kohë nuk kishte myslimanë tek ne dhe si rrjedhojë nuk kishte as emra të tillë “, tha ai mes tjerash duke i referuar emrit të ëmës së Skënderbeut, Vojsavës. Për të cilën u shpreh se ka mjaft fakte që e dëshmojnë se ajo ishte shqiptare.
Me lutjen për bekimin e popullit shqiptar, jetën dhe historinë e Skënderbeut ka folur edhe meshtari don Lush Gjergji, i cili mes tjerash duke nxjerr krahasime nga e kaluara dhe debatet dashakeqëse që i dëgjojmë sot, ka thënë: “gjersa armiqtë tanë krijojnë heronj nga plehrat, ne kemi ari dhe nuk dimë ti lartësojmë e nderojmë ata”.

Për janarin e ftohtë dhe ndarjen nga jeta e shumë figurave tona kombëtare me një fjalë rasti duke i përshëndetur të pranishmit, është paraqitur meshtari i Misionit Katolik në Sirnach, don Albert Demaj. Në mesin e musafirëve të shumë, merrte pjesë edhe ish-ministri i punëve të jashtme Emanuel Demaj. Konsulli i Republikës së Kosovës në Cyrih, Islam Spahija, Kryetari I Lobit shqiptar Shukri Ymeri dhe të tjerë.

Me disa pjesë të muzikës klasike në piano janë paraqitur artistet Mimoza Nazarko dhe Ermira Zyrakja.

Misioni Katolik Shqiptar në Sirnach do të vazhdojë sot, manifestimin me dy ansamble artistike grupin folklorik „Arbëresha“ dhe grupi artistik “Vëllezërit arbëreshë “ nga Frasnita e Kalabrisë.
Në ditën e tretë, nesër të dielën, mbahet mesha në Frauenfeld, e cila do të udhëhiqet nga don Lush Gjergji.
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt Më 14–15 prill 2026 mbahet Samiti IV i Diasporës Shqiptare... -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025 -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin



















