Kultura
Vdes Donna Summer
Duke filluar nga vitet e hershme të shtatëdhjeta, ajo ka shkruar historinë e disko muzikës
Ka ndërruar jetë në moshën 63 vjeçare Donna Summer e njohur si pop divë e viteve 70-80, e kurorëzuar si “mbretëresha e diskos”. Summer ka vdekur nga kanceri, ka njoftuar familja e saj .
Duke filluar nga vitet e hershme të shtatëdhjeta, ajo ka shkruar historinë e disko muzikës me hitet i “Last dance”, “Hot Stuff”, “Love to Love You Baby” etj.
Muzika e Donna Summer është një mikst i zhanreve të ndryshme muzikore. Pikërisht kjo përzierje ka ndihmuar atë që të fitojë disa çmime “Grammy” në kategori të ndryshme si dance, rock dhe R&B.
Në vitin 2008, pas një pauze të gjatë rreth 18 vjeçare, Donna Summer qe ngjitur sërish në skenën e muzikës, me albumin e fundit “Crayons”. Në po atë vit ajo ka marrë pjesë në jurinë e spektaklit të njohur “American Idol”.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











