CH-Ballkani
Kurteshi: Nuk do t’i zhgënjejmë qytetarët pavarësisht mosmarrëveshjeve
“Lëvizja Vetëvendosje e do Kosovën shtet ligjor, lëvizja do që askush të mos jetë mbi ligjin, e as në lëvizje askush s’duhet të jetë mbi statutin”, ka thënë ndër të tjera Ismail Kurteshi
Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismail Kurteshi, ka thënë se pas zgjedhjeve të brendshme, strukturat e lëvizjes do të jenë më vitale dhe se nuk do t’i zhgënjejnë qytetarët, përkundër mosmarrëveshjeve në parti.
Kurteshi në mbledhjen e Këshillit të Qendrës së Prishtinës ka thënë se është i sigurt se këto mosmarrëveshje do të tejkalohen ose nga lëvizja do të shkojnë ata që nuk janë të gatshëm të ballafaqohen me kokurrencën dhe të respektojnë statutin e lëvizjes.
“Lëvizja Vetëvendosje e do Kosovën shtet ligjor, lëvizja do që askush të mos jetë mbi ligjin, e as në lëvizje askush s’duhet të jetë mbi statutin”, ka thënë ndër të tjera ai. Në mbledhjen e Këshillit të Qendrës në Prishtinë nuk ka marrë pjesë kryetari Shpend Ahmeti, e as deputetë e anëtarë të tjerë të Vetëvendosjes, të cilët dhanë dorëheqje nga pozitat e tyre në parti.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











