CH-Ballkani
Gashi e shpall të hapur procesin e kualifikimit për Investitorë Strategjikë
Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike e shpallë të hapur procesin e kualifikimit për Investitorë Strategjikë në Republikën e Kosovës.
Me dy të fundit të aprovuara nga katër sa ishin, pakoja e udhëzimeve administrative është kompletuar tashmë dhe kështu implementimi i Ligjit për Investime Strategjike zyrtarisht ka marr Dritën e Gjelbër.
“Kjo qeveri e Kryeministrit Haradinaj ka premtuar investime dhe unë sot jam i gëzuar që kemi arritë të përmbyllim shpejt fazën përgaditore për të nisë një kapitull të ri për Republikën dhe shoqërinë tonë. Interesimi i Investitorëve të huaj po dhe ata nga Diaspora shqiptare është i dukshëm dhe ka nisë nga fillimi i mandatit dhe tani mund të përmend 4 kompani serioze që presin të listohen si investitorët e parë strategjik në Republikë” – ka thënë me këtë rast, zv. Kryeministri dhe njëherësh ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike Dardan Gashi.
Qeveria e Republikës së Kosovës muajve të fundit ka ndërmarrë një sërë masash lehtësuese si heqja e taksës për makineritë dhe mjetet përfshirë eliminimin e burokracisë administrative për Investitorët Strategjik.
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri Shfaqja “Terminal” u mirëprit me duartrokitje në Graz, duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në skenën artistike evropiane.... -
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë










